Subscribe

Afro 120 leje ndërtimi janë dhënë nga Bashkia e Durrësit për të gjitha godinat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Edhe pse prej një muaji vendi ndodhet në karantinë për shkak të virusit COVID-19, Drejtoria e Urbanistikës ka vijuar punën normalisht.

 

Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri thotë se kanë punuar me orar të plotë për t’iu shërbyer qytetarëve .

 

Rreth 4000 qytetarë që kanë përfituar nga bonusi i qirasë i kanë marrë rregullisht lekët, por kohët e fundit ka pasur vonesa në tërheqjen e tyre pasi bankat punojnë me orar të reduktuar.

 

Një numër i konsiderueshëm prej rreth 1500 aplikantësh ende nuk kanë marrë asnjë këst qiraje, pasi 1070 persona kanë mangësi në dokumentacionin e dorëzuar, ndërsa 420 të tjerë janë skualifikuar përfundimisht duke qenë se shtepitë e tyre kanë rezultuar të banueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re