Solidariazimi me banorët e zonave të goditura nga tërmeti është shenjë e mbështetjes së gjithanëshme, duke u gjendur pranë tyre këto ditë të vështira.

 

Në një prej zonave më të prekura nga tërmeti, në fshatin Floq, ka shkuar edhe deputeti dhe koordinatori I PS për Qarkun Korçë, z. Niko Peleshi.

 

“Solidarizohemi në ditë të tilla ku fjalet nuk vlejnë por kontributi qoftë dhe modest i gjithësecilit vlen”.

 

Peleshi u njoh nga afër me gjendjen dhe shqetësimet e këtyre banorëve, natyrisht edhe duke I premtuar ndihmat e duhura emergjente dhe më tej ndërhyrjen nga ana e strukturave shtetërore për riparimin e dëmeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re