Agjencia e Katastrofave ne Indonezisë thotë se ata kanë regjistruar 1,763 viktimat deri më tani tërmeti e tsunami që që goditi Sulaëesin më 28 shtator. Tashmë kërkimet janë ndëprerë, por tragjedia vazhdon. Kjo sepse numri i njerëzve që besohet se mungojnë është në rreth 5 mijë, një shenjë se viktimat janë shumë më tepër sesa numri aktual. Kjo masë njerëzore thuhet se është varrosur në baltën e lagjet më të goditura në Palu, Petobo dhe Balaroa.

“Bazuar në raportet e kryetarëve të fshatrave në Balaroa dhe Petobo, ka rreth 5.000 njerëz që nuk janë gjetur”, u tha dje gazetarëve, zëdhënësi i agjencisë, Sutopo Purëo Nugroho. “Megjithatë, zyrtarët ende përpiqen ta konfirmojnë këtë dhe po mbledhin të dhëna. Nuk është e lehtë për të marrë numrin e saktë të atyre që janë bllokuar nga rrëshqitjet e tokës ose balta”, shtoi ai.

Zyrtarët fillimisht parashikuan se rreth 1,000 njerëz u varrosën nën rrënojat e Palusë. Por të dhënat më të fundit flasin për shkatërrimin e konsiderueshëm në zonat më të goditura në Petobo dhe Balaroa, pasi pamja në terren është bërë më e qartë.

Petobo, një grup fshatrash në Palu, u zhduk pothuajse si nga tërmeti e si nga vala e ujit të tsunamit. Qeveria i ka konsideruar këto komunitete si varre masive, duke i lënë ato të paprekura.

Shpresat për të gjetur të gjallë janë zhdukur, pasi kërkimi i të mbijetuarve nuk parashikon më asnjë mundësi logjike. “Kjo është dita e dhjetë. Do të ishte një mrekulli nëse gjendet ndonjë i gjallë”, tha për agjensinë e AFP-së Muhammad Syaugi, kreu i agjencisë për kërkim dhe shpëtim të Indonezisë.

Indonezia është goditur shpesh nga tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe tsunami për shkak të vendndodhjes së saj në “Unazën e Zjarrit”, një hark vullkanesh në pellgun e Paqësorit. Arkipelagu i madh ka 260 milionë njerëz në më shumë se 17,000 ishuj që shtrihen në një distancë të ngjashme me atë midis Nju Jorkut dhe Londrës. Rrugët dhe infrastruktura janë të dobëta, duke e bërë të vështirë qasjen edhe në kushte normale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re