Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga tërmeti tragjik që u mori jetën deri në këto momente që flasim 32 personave ndërsa të plagosur numërohen rreth 650.

Pas kësaj fatkeqësie ka pasur reagime të shumta, ndërsa edhe nga Kryeministri Rama është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, e shumë evente apo projekte të planifikuara për në datën 27 nëntor janë anuluar sepse është shpallur ditë zie.

Jo vetëm nga autoritet e huaja nga politika deri tek mediat ndërkombëtare ku kanë raportuar detaje të frikshme nga shkatërrimet që kanë ndodhur si shkak i tërmetit.

Dailymail sëfundmi ka publikuar një video nga kamera e sigurisë brenda një marketi, teksa produktet bien nga raftet në dysheme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re