Ambasada e SHBA në Tiranë, ka kujtuar tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019.

 

Ambasda në postimin e saj thekson se nderon qëndresën dhe forcën e shqiptarëve përballë fatkeqësisë.

 

“Dy vite më vonë, ne kujtojmë atë mëngjes herët kur tërmeti më shkatërrimtar në 40 vite goditi Shqipërinë. Ne kujtojmë 51 viktimat. Ne nderojmë qëndresën dhe forcën e shqiptarëve përballë fatkeqësisë. Shtetet e Bashkuara ishin krenarë të qëndronin me miqtë shqiptarë për të ndihmuar, atë ditë dhe në vazhdim. Ne do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të begatë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re