3 vite pas tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit, kryedemokrati Sali Berisha ka fajësuar qeverinë.

 

 

Në një takim virtual me ndjekësit nga zyra e tij, Berisha tha se 52 viktimat e tërmetit nuk do të kishin humbur jetën nëse qeveria do të kishte treguar përgjegjësinë minimale.

 

 

“Sot është një ditë, në të cilën tre vjet më parë, një tërmet i rëndë, i fuqishëm, tronditi thellësisht Shqipërinë dhe në qarqet e Lezhës, Krujës, Durrësit, Tiranës, bëri dëme të mëdha materiale, por mbi të gjitha, 51 qytetarë mbetën në rrënojat e këtyre shtëpive nga ky tërmet.

Më dramatike, vdekjen e pafajshme të këtyre fëmijëve, grave dhe burrave, në Thumanë dhe Durrës, që dhanë shpirt nën rrënojat e shtëpive të tyre, e bën fakti se të gjithë ata, në rast se ky shtet dhe ky kryeministër, do kishte dëshmuar përgjegjësinë me minimale, do jetonin dhe do ishin të gjallë midis nesh sot.

E them këtë, sepse të gjitha viktimat e Thumanës dhanë shpirt në rrënojat e pallateve të deklaruara të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit të atij viti, por babëzia dhe korrupsioni nuk lejoi që ata të largoheshin, të sistemoheshin në banesa të tjera dhe të mos mungonin sot.”– tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re