Skip to content

Tërmeti i fortë në Japoni dhe alarmi për cunami, ambasada apel qytetarëve shqiptarë: Ndiqni udhëzimet e autoriteteve

Ambasada Shqiptare në Japoni u ka bërë apel qytetarëve shqiptarë në zonat e prekura nga tërmeti 7.8 ballë që goditi ditën e sotme Japoninë.

Në një postim, u kërkohet shqiparëve që të kontaktojnë me ambasadën dhe t’i njoftojnë për gjendjen e tyre.

“Tërmet i fortë goditi prefekturën Ishikawa. Një paralajmërim për cunami është lëshuar për prefekturat Niigata, Toyama, Ishikawa.

Ju lutemi ndiqni udhëzimet nga autoritetet lokale dhe lajmëroni ambasadën lidhur me gjendjen tuaj.

Mbetemi në pritje”, shkruan Ambasada.

Pas tërmetit të fortë që shkaktoi dëme në infrastrukturë dhe dëmtoi banesat, autoritetet kanë lëshuar alarmin për cunami, duke u kërkuar banorëve të evakuohen.

“”