Skip to content

Tërmeti i fuqishëm në Greqi, njerëzit e shqetësuar vërshojnë në rrugë

 

Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e kësaj të marte ishullin e Kretës.

Lëkundjet u regjistruan me epiqendër rreth 80 km nga Tympaki dhe 124 km nga Irakleio.

Dridhjet e tokës janë ndjerë fuqishëm për shkak dhe thellësisë së ulët prej 10 km, gjë që ka bërë dhe daljen masive të njerëzve të shqetësuar në rrugë.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.