Është rënduar më shumë bilanci i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë ditën e djeshme.

 

Mësohet se janë 4890  qytetarë turk dhe sirianë që kanë humbur jetën.

 

Mes viktimave, është edhe një nënë e re, e cila ndërroi jetë sapo solli në jetë foshnjën e saj nën rrënoja.

 

Lëkundjet fatale zgjatën rreth një minutë dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban.

 

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km pranë Gaziantep. Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

 

Ndërkohë që rreth 65 vende të botës kanë dërguar ndihma dhe ekipe të kërkim-shpëtimit. Puna po vijon akoma për nxjerrjen e personave të tjerë që kanë mberur të bllokuar, ndërsa kushtet atmosferike janë në disfavor, për shkak të temperaturave nën zero dhe reshjeve të dëborës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re