Tërmeti i fortë me epiqendër në Bosnje, rënë të premten vonë, u ndje bajagi mirë edhe në Mal të Zi.

Nga ky vend vijnë pamjet e një folëse lajmesh, e cila përpiqet të mos e zërë paniku nga lëkundjet, duke zgjedhur madje ta kalojë disi me të qeshur.

“Negociatat për një qeveri të pakicës kanë vazhduar… oops, uuuu…, një tërmet po ndodh në këtë moment,” tha prezantuesja e Dnevnik ndërsa lëkundet.

Ajo u qetësua shumë shpejt dhe vazhdoi: “Shpresoj se gjithçka do të jetë mirë…, vazhdojmë lajmet…”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re