
Nadire Luku 66-vjeçarja nga fshati Ishëm të Lezhës ndodhet endë në çadër, pasi banesa e saj është shkatërruar totalisht nga tërmeti i 26 nëntorit. Që nga ajo kohë, vështirësitë e saj për të jetuar kanë qenë të mëdha.
Nadirja thotë se ende nuk e di se ku do të ndërtohet shtëpia e saj dhe se nuk i kanë thënë asgjë.
Disa familje pretendohen të sistemohen pranë një fshati tjetër, por punimet nuk kanë filluar ende. Ajo shpreson t’i mundësohet një kontenier deri në përfundim të banesave.
E moshuara ka treguar për Faxneës veshtirësitë që po kalon me dy djemtë e saj në çadër dhe një pjese të banesës të shkatërruar.
Nadirja: Ne jetojmë 3 vetë se i kemi shpërndarë kalamajte se s’kanë ku të rrinë. Edhe kështu rrimë. Gjithe uji me tepsi, se kemi frikë se na bie te drita me u djeg. Hidh një batanije.
Këta na i kanë pas shembur se na ra korenti në 91, u dogj komplet e s’na dhane asnje ndihme. Morëm dy dhoma më vonë, na i shembi tërmeti.
Në Lalëz e kanë për të ndërtuar, është rrethuar me tela.
S’ka filluar ndërtimi. Fjalë populli se s’dimë gje. Kemi vetëm bonusin e qirasë. Jam e sëmurë me ilaçe.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb