Ish-kryesizmologu Shyqyri Aliaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli për pasojat e tërmetit dhe masat që duhet të merren për të dalë nga situata.

Aliaj u shpreh se në Shqipëri bien tërmete të fuqisë mesatare, duke marrë parasysh se ka vende të botës ku ka tërmete shumë të fuqishme, duke shtuar se cilësia e ndërtimeve duhet të jetë më e mirë.

“Në Durrës më 1926 ka pasur tërmet të fuqishëm, më pas goditje të forta kemi pasur në Kepin e Rodonit, në Lezhë etj. Kjo tregon se kjo është zonë aktive dhe kur hyjnë më në jug, regjistrohen në Vlorë, në Lushnjë dhe Fier, në zonë tokësore. Edhe tërmeti i 21 shtatorit ishte në jug të Durrësit. Në atë kohë, në Petrovac, me atë tërmet që ra edhe në Shkodër, godinat u bënë petë. Edhe ky i fortë ishte, afër sa Petrovaci, por prapë dëme kishte në shumë goditje.

Por prapë mund të themi se janë tërmete mesatare, pasi në Turqi për shembull shkojnë shumë ballë. Ne kemi nivel mestar të goditjeve në krahasim me botën dhe ndaj mund të ndërtojmë ndërtesa që të qëndrojnë ndaj goditjeve. Në këtë rast ne kemi një detyrim, të ndërtohet me kushte më të mira teknike. Të studiohet trualli para se të ndërtohet”, tha Aliaj.

Shyqyri Aliaj theksoi se energjia tashmë është çliruar dhe pas-goditjet nuk kanë qenë tepër të frikshme.

“Ka pasur pas-goditje me nivele të vogla. Po t’i shikosh me kujdes, magnitudat mbi 5 kanë përfunduar pas 2 ditësh. Kjo do të thotë se energjia sa po vjen e po çlirohet. Tërmetet e fundit thuajse nuk po ndihen. Energjia më e madhe është çliruar tashmë. Po lëvizin kontinentet”, deklaroi Aliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re