Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile në Shqipëri ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri.
Drejtuesi i qendrës, Nebi Muçaj tha se kanë gati një ekip prej 10 personash me mjekë dhe zjarrfikës të specializuar për kërkimet nën rrënoja.

Pjesë e ekipit është edhe mjeku turk, Tanar Akdamar i cili jeton në Shqipëri. Akdanar vjen nga zona e goditur nga tërmeti i fortë dhe tregon se familjarët e tij janë nxjerrë nga rrënojat, ndërsa situata atje është shumë e rëndë.

Tërmeti me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter goditi Turqinë juglindore në kufi me Sirinë orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit, duke shkaktuar deri më tani mijëra viktima.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re