Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zbuluar ‘sekretet’ e socialistëve.

E ftuar në emisonin “Open”, Kryemadhi u shpreh se ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nuk e mori seriozisht paralajmërimin e presidentit Ilir Meta pasi ishte në Amerikë. Kryemadhi është shprehur gjithashtu sese Bashkia e Tiranës i ka dërguar letër sekrete ndërkombëtarëve për të marrë fonde për mbjelljen e pemëve.

“Pse nuk e mori seriozisht paralajmërimin e presidenti Olta Xhaçka? Apo ishte duke lindur në Amerikë? Dy ditë pas tërmetit, Bashkia e Tiranës ka dërguar një letër sekrete duke kërkuar fonde për mbjelljen e pemëve,”-tha ndër të tjera Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re