Presidenti i vendit Ilir Meta përmes një postimi në facebook ka shprehur solidaritetin në lidhje me tërmetin e fuqishëm që goditi Haitin, ku raportohet se kanë humbur jetën më shumë se 300 persona dhe janë plagosur 1800 të tjerë.
Meta shprehet se lutjet tona sot janë për Haitin dhe se solidariteti ndërkombëtar është më se i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen e vendit.
Postimi i plotë: Lutjet tona sot për popullin e Haitit!
Trishtuese humbjet e jetëve, lëndimet dhe shkatërrimet nga tërmeti katastrofik.
Solidariteti ndërkombëtar, i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen!
…
/faxweb
