Presidenti Ilir Meta së bashku me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj kanë vizituar komunën e Gjilanit.

 

Në një postim në Facebook, Meta shprehet se ka shprehur falenderime për kryetarin e kësaj komune Lutfi Hazirin si dhe për të gjithë popullin e Gjilanit për solidaritetin dhe kujdesin e treguar për mikëpritjen e dhjetra familjeve nga Shqipëria.

 

“Së bashku me Kryeministrin e Kosovës, z.Ramush Haradinaj vizitova sot Komunën e Gjilanit, për të falenderuar kryetarin Lutfi Haziri dhe të gjithë popullin e Gjilanit për solidaritetin, kujdesin, ndihmën dhe mikpritjen për dhjetëra familje nga Shqipëria, të prekura rëndë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Kjo fatkeqësi natyrore që rrëzoi jo pak ndërtesa në Shqipëri, dëshmoi solidaritetin mbarëkombëtar, jashtëzakonisht të fortë, që është garanci për të tejkaluar sa më parë këto dhimbje dhe të gjitha pasojat, siç është dëshmuar edhe në të kaluarën.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re