Ministria e Mbrojtjes dha pak minuta më parë disa detaje lidhur me tërmetin që u ndje në Tiranë, Durrës dhe Krujë. Edhe pse me intensitet të ulët, paniku ka mbërthyer banorët e izoluar në shtëpi nga pandemia e Covid 19.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes tërmeti ka qenë me magnitudë 3.4 ballë dhe epiqendër në Derven të Krujës.

Tërmeti ka qenë me një thellësi prej 34 kilometrash, ndërkohë nuk janë shënuar dëme, apo probleme në ato zona që janë prekur më parë nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re