Një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënoja e ndërtesave të shembura në Izmir.

Momenti i nxjerrjes së saj është duartrokitur dhe pritur me gëzim nga personat që ndodheshin aty.

Tërmeti i fuqishëm sipas të dhënave paraprake mendohet të ketë qenë me magnitudë 7 të shkallës Rihter.

Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, janë shembur disa ndërtesa mes tyre edhe një pallat, por deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me numrin e të lënduarve.

Lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa.

Qendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar.

Po ashtu lëkundjet e tërmetit me magnitudë 6.6 janë ndjerë fuqishëm edhe në Greqi, kryesisht në zonën e Atikës.

Mediat kanë raportuar dy të plagosur dhe disa ndërtesa me dëme të mëdha në ishullin Samos.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re