Ermal Pacaj, nën-kryetar i Bashkisë Lezhë, ka zhvilluar një intervistë ditën e sotme për Fax News, ku ka folur për sezonin turistik në Lezhë.

Teksa pranoi se sezoni turistik po shkon mjaft mirë, Pacaj tha se tërmeti i pak ditëve më parë në Lezhë bëri që të largoheshin disa turistë, por tani ka kaluar.

“Fluksin e turistëve e prishi pak situata e para pak ditëve, kur pati lëkundje tërmeti. Disa turistë u larguan atë natë. Por kjo kaloi tani. Hotelet në Shëngjin janë të ezauruara. Vitn e shkuar nuk mund të shihnim fiks kapacitetin e turizmit, ndërsa këtë vit është ndryshe. Padiskutim që Bashkia e Lezhës i ka arritur pritshmëritë, por duhet pritur për të parë nëse turistët kanë marrë atë që prisnin. Kemi avancuar shumë mirë, që me ngritjen e insfrastrukturës, me shëtitorem. Kemi pjesën e lodrave, pjesën e dedikuar vetëm për pazarin. Shëngjini nuk është nje vend që kishte vetëm zhurmë, parregullsi”, deklaroi ai.

Duke folur për pastërtinë në vijën bregdetare, Ermal Pacaj u shpreh se Lezha mund të quhet kampion i Shqipërisë. Ai shtoi se pastërtia jo vetëm në bregdet por edhe ne qytete ka qenë fokusi kryesor i Bashkisë.

“Padiskutim mendoj se jemi kampion i Shqipërisë përsa i përket pastërtisë për sezonin turistik në bregdetin e Shëngjinit. Pastrimi ka qenë ajo që kishte më shumë nevojë Bashkia kur kryetari mori në dorë drejtimin. Kemi bërë strategji ndryshe të pastrimit, dhe frytet e asaj pune po i marrim me opinuione shumë të mira nga pushuesit. Shëngjini është një nga plazhet, qytetet më të pastra të Shqipërisë”, theksoi ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re