Brahim Çerkez ishte i pari i cili shkoi për të ndihmuar fqinjët. Si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit në Bosnje, disa masivë shkëmborë u shkëputën nga një kodër aty pranë dhe ranë nëpër shtëpitë e banorëve në Stolac. Një prej gurëve goditi shtëpinë e 28 vjeçares, Elmirës, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve serioze që mori.

Siç shpjegoi fqinji, një burrë në moshë të thyer, nëna e 28 vjeçares nisi të ulërasë për ndihmë. Ai tregoi se shkoi së bashku me djalin dhe se me siguri në momentin e tërmetit 28 vjeçarja ka dalë nga dhoma e është goditur në korridor nga guri.

“Më thirrën për t’i ndihmuar. Kur shkova në katin e dytë, pashë një gurë të madh, peshonte qindra kilogramë. Ambulanca erdhi shpejt dhe e morën Elmirën për ta dërguar drejt Mostar-it. Nuk e di nëse ajo ishte gjallë… nëna e babai i saj ishin të gjakosur të dy”-tregoi fqinji për Anadolu Agency.

Si pasojë e tërmetit e rënies të masivëve, të tjera shtëpi u dëmtuan në Stolac. Të paktën 5 gurë të mëdhenj goditën shtëpitë e banorëve të zonës.

“Këtu ranë 5 masivë. Njëri goditi garazhin tim, një tjetër gur shkatërroi derën e ballkonit të fqinjit tim. Fatmirësisht guri që goditi në garazhin tim ndaloi aty, po të mos ishte për garazhin, guri do të më kishte hyrë në dhomën e ndenjes”-tregoi Çerkez.

Me lot në sy, burri në moshë tregoi se 28 vjeçarja ishte një vajzë shembullore që ndihmonte të tjerët.

“Ishte një vajzë shumë shumë e mirë”-rrëfeu Çerkez ndërsa s’mundi të mbante dot lotët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re