Tërmeti i fuqishëm që tronditi ishujt grekë e turkë përreth detit Egje ka sjella pasojat e para në njerëz. Katër persona kanë humbur jetën ndërsa afro 120 të tjerë raportohen të plagosur pas dridhjeve të forta të tokës.

Ekipet e shpëtimit po vijojnë kontrollet në terren dhe sipas njoftimeve të mediave të huaja numri i viktimave mund të rritet pasi shumë ndërtesa janë rrafshuar dhe shumë familjarë kërkojnë të afërmit e tyre nën rrënoja.

Epiqendra e tërmetit të madhësisë 7 në shkallën rihter ishte deti Egje, 17 kilometra larg qytetit të Izmirit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re