Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me tërmetin shkatërrues në Haiti ku deri më tani kanë humbur jetën mbi 300 persona dhe më shumë se 1 800 të tjerë janë plagosur.

Meta u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.2 të shkallës rihter, teksa shton  se solidariteti ndërkombëtar është i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen e Haitit.

“Lutjet tona sot për popullin e Haitit! 🙏 Trishtuese humbjet e jetëve, lëndimet dhe shkatërrimet nga tërmeti katastrofik. Solidariteti ndërkombëtar, i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen! 🇦🇱🇭🇹”, shkruan Meta në “Facebook”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re