Skip to content

Tërmeti në Izmir, të paktën 6 jetë të humbura dhe 202 të plagosur

termeti ne Izmir

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, prej të cilëve njëri është mbytur, si dhe janë lënduar 202 të tjerë si pasojë e tërmetit 6,6 ballë që ka goditur ujërat e Seferihisar të qytetit Izmir të Turqisë, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Turqi, Izmiri tronditet nga një tërmet 6,6 ballë

“Sipas informacionit të marrë nga Qendra e Koordinimit të Shëndetësisë dhe Fatkeqësive, gjashtë qytetarë prej të cilëve njëri duke u mbytur kanë humbur jetën, ndërsa 202 janë lënduar”, thuhet në njoftimin e AFAD.

AFAD gjithashtu njoftoi se për t’u përdorur në punimet në rajon janë dërguar 3 milionë lira si dhe 3 mauna të koordinimit mobil nga qytetet Sakarya, Bursa dhe Afyon.

Guvernatori i Izmirit njoftoi se deri më tani 70 persona janë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit.

AA