Ministrja Olta Xhaçka do të jetë këtë të martë në Qarkun e Korçës ku do të njihet nga afër me situatën e shkaktuar pas tërmeteve të rëna në këtë zonë.

 

Xhaçka do të zhvillojë fillimisht në orën 11:00 një takim me Shtabin e Emergjencave në Prefekturë e më pas në orën 12:00 do të udhëtojë në drejtim të Floqit.

 

Ndërkohë që bëhet e ditur nga Ministria e Mbrojtjes se në zonën e Floqit është bërë akomodimi i 45 banorëve në shkollën e fshatit. Ndërsa 25 të tjerë janë akomoduar në qendrën sociale “Kenedy”.

 

Aktualisht 70 banorë janë ende në çadra e po asistohen me ndihma.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko