Tërmeti 5.2 ballë i regjistruar mëngjesin e 1 nëntorit në rajonin e Korçës, edhe pse me lëkundje të fuqishme nuk raportohet me dëme të rënda.

 

Prefekti I Qarkut Korçë Dhori Spirollari deklaroi se nga këto lëkundje tërmeti nuk janë shkaktuar dëme materiale siç ndodhi pesë muaj më parë me tërmetin e 1 qershorit.

 

“Shqetësime dhe telefonata ka, por gjithshka mbetet të verifikohet nga ekipet e punës në terren”,  theksoi Prefekti Spirollari.

 

Njoftime paraprake bënë me dije për dëme në fshatin Qafëzes të Kolonjës ku edhe pak muaj më parë u shkatërruan banesa.

 

Ndërkaq, nga bashkia Bilisht është bërë me dije se pasojat janë ndier në 5 shtëpi që kanë patur dëmtime nga tërmetet e kaluara.

 

Termeti me epiqendër 3 kilometra ne Veri Lindje të fshatit Miras dhe 11 kilometra në Juglindje të Korçës, është regjistruar në orën 06.26  minuta të datës 1 nëntor me tronditje që zgjatën pak sekonda.

 

Fatmirësisht, nuk pati lëkundje të tjera të fuqishme pas tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re