Prefekti i Qarkut Korçë, Dhori Spirollari ka pohuar se nga tërmeti i premtes nuk janë shënuar dëme të reja material.

 

Ai tha se si pasojë e tërmetit janë thelluar dëmet në 6 banesa në fshatin Qafzez në Kolonjë dhe në 4 banesa në Vidohovë. Spirollari u bëri thirrje autoriteteve vendore që t’u qëndrojnë pranë banorëve.

 

“Nuk ka banesa te reja te shtuara nga termeti i nentorit. Jane thelluar demet konkretisht 6 banesa ne Qafzeze dhe 4 ne Vidohove. Dy ne Qafzez jane me probleme serioze. Jane ngritur grupet e inxhiniereve. Keto banesa kane qene te gjitha ne demshperblim. Pra eshte grupi i evidentimit qe eshte ne terren dhe paraprakisht po themi demet e shkaktuara. Thirrje bashkive tju qendrojne prane banoreve per cdo nevoje qe kane”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re