Mbrëmjen e djeshme, Shqipëria u shkund nga një tërmet 4.5 Rihter me epiqendër në Lezhë, por që u ndje edhe në disa qytete të tjera.

Lëkundja ka shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët por fatmirësisht nuk janë raportuar dëme.

Në një lidhje për “Abc-ja e mëngjesit”, përfaqësuesja e IGJEUM, Anira Gjoni tha se nuk ka vend për panik.

“Nuk ka vend për panik sepse ashtu siç ne e publikuam mbrëmë kemi pasur një ngjarje sizmike, 10 km në verilindje të Shëngjinit dhe ishte diku tek 69 km në largësi nga qendra e Tiranës.

Ishte 4.5 Rihter, tek 5 ballë. Në momentin e parë nuk ishin raportuar dëme dhe ashtu siç ne e dimë është një vend sizmik dhe presim nga moment në moment mund të ketë lëkundje por nuk ka vend për panik.”, tha ajo.

Pyetjes se nëse duhet të shqetësohemi pasi rënies së tërmetit gjatë periudhës që janë shënuar dhe tërmete të tjera, Gjoni u përgjigj: “Nuk ka të bëjë me periudha vjeshtë apo verë, ka qenë një rastësi periudha e vjeshtës. Janë më të lehta zakonisht se tregojnë tendencën e shuarjes së vatrës.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re