Kryetari i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj, deklaroi se lëvizjet e Ramës në qeveri janë një “këmbanë alarmi” për socialistët. Sipas tij, kjo lëvizje e kryesocialistit lë të kuptohet se do të ketë të tjera arrestime në radhët e tij.

 

“Lëvizjet e kryeministrit nuk janë gjë tjetër veçse në pjesën më të madhe të rasteve, nevojën që ka për të pastruar paraprakisht ata individë të cilët e kanë bërë zullumin shumë të madh, sa shumë shpejt do të goditen nga organet e drejtësisë”, thekson ai.

 

Në të njëjtën kohë, ai thekson se pritet se personat që do përballen me drejtësinë do të kenë të njëjtin “fat” si të tjerë socialistë që janë arrestuar, duke mos u mbrojtur nga Rama. Ai shton se kryeministri duhet të parandalojë korrupsionin në radhët e tij dhe jo të hedh tëbesuarit e tij si “kafshë të drejtësisë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko