Autoritetet turke kanë vënë në pranga 269 persona në kuadër të hetimeve të kryera për për personat që janë përgjegjës për objektet e shembura pas goditje nga tërmeti. Mediat vendase shkruajnë se numri i të arrestuarve do të rritet.

 

Sipas autoriteteve turke do të vihen në pranga të gjithë personat përgjegjës, ku përfshihen drejtues të subjekteve që operojnë në fushën e ndërtimit. Ata akuzohen se kanë kryer ndërtime duke mos përmbushur standardet e kërkuara dhe kjo ka çuar në shembjen e ndërtesave pas goditjes nga tërmeti i fortë.

 

Turqia u trondit nga dy tërmete të forta me 7.7 dhe 7.6 ballë duke bërë që të shemben mijëra ndërtesa. Si pasojë, mijëra qytetarë mbetën nën rrënoja. Numri i viktimave arriti në 45,968 nga të cilët 4,267 shtetas sirianë.

 

OKB deklaroi se vlera e dëmeve materiale të shkaktuara nga tërmeti në Turqi arrin në mbi 1 miliardë dollarë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re