Minsitri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar pas tërmetit që tronditi Turqinë. Në një reagim në mediat sociale, Cakaj shprehet shumë i tronditur për situatën që është krijuar në turqi. Më tej shton se në këto momente të vështira është afër turqëve dhe mendimet dhe lutjet shkojnë për jetët e humbura.

“I shqetësuar thellësisht për tërmetin e fundit në Turqi. Në këto momente të vështira ne jemi afër vëllezërve tanë turq të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë. Lutuni për Turqinë”, shkruan Cakaj. Por ndryshe nga Hashim Thaçi që premtoi ndihmë, Cakaj përveç lutjeve nuk ofron asgjë më shumë për qeverinë turke.

Tërmeti lëkund Turqinë. Sipas mediave vendase, lëkundjet kanë pasur magnitudën 6.8 të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qënë në provincën Elazig që ndodhet në lindje të vendit. Mësohet se tërmeti u ndje në Izrael, Siri dhe Irak. Deri më tani raportohet për 6 persona të vdekur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re