13 shkurti do të jetë një ditë zie kombëtare në Shqipëri, si një shenjë solidariteti për Turqinë, e cila i ka qëndruar pranë vendit tonë kur përjetuam tërmetin e 26 Nëntorit. Vendimin e qeverisë shqiptare, të marrë ditën e sotme, e ka njoftuar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

Reagimi i Ramës:

Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë🙏

Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë🇦🇱💔🇹🇷

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re