Monika Kryemadhi ka reaguar përmes një mesazh-ngushëllimi drejtuar popullit të Turqisë, pas pasojave të tërmetit që goditi këtë vend mbrëmjen e së premtes.

Kryetarja e LSI-së shkruan se: “Kam përjetuar me hidhërim dhe dhimbje të thellë tërmetin që goditi Turqinë dhe popullin turk. Ne më mirë se kushdo e dimë se sa e rëndë është kjo situatë ndaj jemi pranë familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre dhe ju shprehim ngushëllimin tonë të thellë”.

Kryemadhi uron që operacionet e shpëtimit të jenë sa më të suksesshme për të pasur sa më shumë jetë të shpëtuara.

“Solidariteti ynë për popullin vëlla turk dhe qeverinë e Republikës se Turqisë është i pakufishëm në këto çaste tragjike. Zoti qoftë me ju!”, mbyll reagimin e saj Monika Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re