Ambasada shqiptare në Ankara njofton se nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë nuk ka asnjë shqiptar të prekur.

Ambasada jonë në Ankara thekson se është e angazhuar dhe në gatishmëri të plotë për të ndihmuar shqiptarët që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Reagimi i plotë nga ambasada shqiptare në Turqi

Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës rihter goditi të premten në mbrëmje, provincën Elazig rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit Ankarasë. Nga ky tërmet deri tani 22 persona humbën jetën.

Ambasada e Republikes se Shqiperise ne Ankara ben me dije se deri tani nuk eshte identifikuar asnjë shtetas shqiptar nga efektet e ketij termeti.

Ambasada shqiptare ne Ankara, se bashku me Konsullaten e Përgjithshme ne Stamboll janë të angazhuara dhe në gadishmëri të plotë për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Për cdo ndihmë dhe mbështetje janë në dispozicion numrat e mëposhtëm:

Ambasada Ankara:

0090 312 441 61 0304

0090 549 561 1985

Konsullata Stamboll:

0090 212 44 32 56

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re