Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur solidaritetin me të gjithë familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shpreh ngushëllimet e tij ndaj familjarëve që humbën të dashurit e tyre dhe ka treguar mbështetjen e Shqipërisë ndaj popullit turk ë këtë humbje të madhe njerëzish.

“Sot Tirana u zgjua me lajmin e tërmetit shkatërrues në Turqi. Zemrat dhe mendjet tona shkojnë për të gjithë të prekurit dhe familjet që kanë humbur të dashurit e tyre! Jemi me ju, me kujtimet ende të freskëta nga tragjedia jonë e 26 nëntorit, por edhe me ngrohtësinë e solidaritetit mes dy kombeve tona”, shkruan Veliaj .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re