Nga: Hoxhë Alban Gorishti

Profesori, Wael Halaq ka thënë në një shkrim te vetin : “…. Por meqenëse Sheriati dhe qeverisja islame duhet, siç kërkohet, të rregullojnë të gjitha sjelljet njerëzore, atëherë ajo që nuk është shtylle duhet të jetë në përputhje me diktatet e shtyllave dhe vullnetin e përgjithshëm. Që do te thote se struktura dhe funksionimi i sistemit të shtyllave paracakton si subjektin ashtu edhe subjektivitetin, duke i përgatitur ata për të hyrë në atë që shtrihet ne boten pa shtylla, që pasqyrojnë me saktesi parimin e filozofisë kuranore, janë të ankoruara në një mesazh: kuptoni vendin tuaj në botë: kuptoni kalueshmërinë tuaj: kuptoni se jeni krijuar si pjesë e një komuniteti dhe e një familjeje që së bashku ushqejnë shpirtin tuaj, ashtu si bimët dhe drithërat ushqejnë trupin tuaj; kuptoni se e gjithë kjo është nje dhuratë që vjen me një përgjegjësi ndaj gjithçkaje që ju rrethon: kuptoje se ti me te vertete nuk zotëron asgjë, se në mënyrë të pashmangshme do të përballesh me fundin tend dhe se nuk do te marresh asgje me vete në varr përveç veprave të tua të mira, emrit tënd të mirë; kuptoni se keni detyra ndaj botes ne të cilën jeni krijuar, ndaj komunitetit që është krijuar për ju dhe që është spiranca juaj. Mos merrni asgjë si të mirëqenë.” Columbia University press . Special issue 2. Fq 23. Review of woman studies.

Tërmeti i Sirisë dhe Turqisë ishte një ngjarje e jashtëzakonshme e cila na preku dhe na mërziti shumë. Kjo sprovë na bëri të reflektojmë, na bëri të vlersojmë rëndësinë e jetës dhe të vdekjes. Na mundësoi të kuptojmë se në islam fenomenet janë të lidhura ngushtë. Islami është fe në të cilën morali, shpirti dhe trupi janë të lidhura ngushtë sikurse hallkat e një zinxhiri. Nuk ndodh një manifestim në botën fizike, të dukshme veç se ajo ka disa fije të padukshme, fije të cilat kanë lidhje me botën morale atë shpirtërore. Çdo fenomen i përmasave apo dinamikave të tilla ka dy anë,aspekte, faqe, e para është ajo që lidhet me besimtarët. Pejgamberi alejhi selam thoshte: Umeti im eshte umet i meshiruar per shkak te sprovave, tronditjeve të mëdha qe do ta godasin ate. Po ashtu ai thotë se: Kur te shfaqen veglat muzikore, alkooli, imoraliteti Zoti do ti urdheroje tokes te dridhet e ti shkundet,në mënyrë që njerëzit ti kthehen arsyes, moralit. E këto sprova janë meshire per besimtaret por denim per jobesimtaret. Pasi besimtarët nuk do të dënohen në botën tjetër.

Por ka një anë tjetër, atë që lidhet me jobesimtarët, të cilët nuk dëgjojnë por edhe nëse dëgjojnë nuk kuptojnë . Të cilët sado dikush ti flasi për pasojat e veprimeve të tyre morale, të tillët nuk kanë për tu kthyer nga veprimet e pahijshme të cilat e dëmtojnë shoqërinë, pasi nuk e perceptojnë fjalën apo argumentin e drejtë. Ata nuk i kuptojnë shenjat dhe argumentet edhe sikur dikush ti sjellë me qindra apo mijra të tilla. Kjo sepse nuk janë sytë ato që verbohen por zemrat në kraharor.

Kështu këto dy aspekte të ndryshme na bëjnë të kuptojmë se jeta dhe vdekja, ekzistenca pra, janë të lidhur ngushtësisht me dinamikat morale të një eventi. Dinamika të cilat janë të qeta fillimisht, madje i lejojnë njeriut si qenie e lirë dhe llogjike të ushtrojë kënaqësitë e veta në këtë ekzistencë. Por më pas nëse këto anë të medalies si më sipër nuk bashkrendojnë aktivitetin me njëra tjetrën atëherë dinamikat materiale mundet të bëhen mjaft të rrezikshme për njeriun. Pasi Allahu i madhëruar nuk ka krijuar diçka vetëm se e ka bazuar atë mbi një moral apo etikë të caktuar. E në momentin që etikat e një shoqërie vihen në rrezik atëherë vihet në rrezik e gjithë ekzistenca e saj. Pra morali i shkelur për besimtarin, kudo që të jetë, është një këmbanë alarmi e cila e paralajmëron për pasoja në rast se ky faktor moral nuk maksimizohet siç duhet.

Filllimisht, para tërmetit, (apo eventeve të jashtëzakonshme) janë shoqëritë ato që tronditen për nga aspektet etike, ndaj është pikërisht aspekti moral të cilin duhet ta kemi kujdes në mënyrë që situata mos të përshkallëzohet deri tek dënime të tilla apo të ngjashme.Pra ne duhet të kujdesemi për harmonizimin e duhur të përbashkët të gjithë faktorve etik që marrin pjesë në një shoqëri. Në një hadith thuhet se : Ai i cili i hap njeriut nje derë, mundësi, pra e ndihmon, Zoti i mbyll një derë të sprovave”. E nëse këtë thënie profetike e maksimizojmë në nivel shoqërie, pra duke penguar amoralitetet e ndryshme, duke i hapur një derë të hajrit të mundësisë shoqërisë atëherë Zoti do të na mbyllë derën e sprovave për mbarë shoqërinë. Sot jetojmë në një botë që është shumë e lehtë të biesh pre e gabimit dhe e mëkatit, të biesh pre e sprovave morale të cilat e kanë vyshkur moralin familjar duke i hapur shoqërisë tërmete morale të padukshme. Pra, nëse duam garanci që Zoti mos të na hapi derën e dënimit, atëherë duhet ti hapim derën e mundësive njëri tjetrit, derën e bashkpunimit dhe investimit të përbashkët moral. Duke mos u fokusuar tek interesi, idiomat mediatike apo individualiteti i tepruar. Individualiteti i tepruar sot por i rënon, trondit shoqëritë, pasi po pengon që ndihma shpirtërore dhe morali të hyjnë në çdo cep të shoqërisë. Por kjoi nuk bëhet duke folur keq për njëri tjetrin dhe as duke penguar aftësitë dhuntitë dhe idetë inovative të marrin hov brenda kontributit të përbashkët. Ajo që ndodhi tek ne në 2019, por edhe në 97, janë këmbana alarmi të cilat na thonë se ne nuk jemi kujdesur siç duhet për bashkëpunimin dhe kontributin e përbashkët, nuk jemi kujdesur për fijet e padukshme të një dnamike përshkallëzuese, fije të cilat janë si ato hallkat e një zinxhiri ku nëse këputet njëra këputen dhe të tjerat. Ne nuk e dimë se me cilin njeri apo organizatë Zoti e sjell mirësinë dhe moralin, apo i mbron këto fije të mos këputen. Siç thotë në Kuran kur përmend fjalën, Udhët e paqes, pra sepse mënyrat dhe faktorët me të cilat Zoti i mbron përshkallëzimin e këtyre dinamikave janë të shumta. Ndaj pengimi i atyre do të thotë pengim i një shoqërie të siguruar shpirtërisht para se të sigurohet fizikisht. Pra duhet ta mbrojmë shoqërinë nga tronditjet morale,pikërisht nëpërmjet këtyre kontributeve, para se ajo të tronditet realisht për shkak të tronditjeve nëntokësore të cilat nuk jemi të aftë as ti parashikojmë por as ti parandalojmë. Pra ne nuk e dimë se kush janë njerëzit që Zoti i përdor si Çelsa të së mirës dhe dryna të së keqes. Pra le të përmirsojmë unitetin e veprës dhe fjalës që të na përmirësohet uniteti i të mirës dhe maksimizimi i garancisë hyjnore. Të gjithë jemi të vlefshëm, askush në përpjekjet për të parandaluar tërmetet morale nuk është i pavlefshëm, të gjithë jemi aktorë dhe faktorë ose të së mirës ose të së keqes, ndaj nëse bashkarisht i hapim njeri tjetrit mundësi do të thotë se i kemi hapur edhe shoqërisë mundësi.Nëse ndihmojmë një hallkë të mos shkëputet kemi ndihmuar tërë shoqërinë të mos tronditet dhe kemi forcuar zinxhirin e eventeve dhe dinamikave të forcohet më tej.

Mos e mbyllni derën përpjekjeve të përbashkëta maksimizuese ashtu që Zoti mos të na mbylli derën e ndryshimeve pozitive dhe reformave afatgjata.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re