Nuk kanë të mbaruar pasgoditjet e tërmetit. Të tjera lëkundje janë regjistruar pak çaste më parë, me intensitet më të vogël, e që zgjatën vetëm pak sekonda.

Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë goditi sot vendin, ndërkohë që flitet për shtatë jetë të humbura.

Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re