Tërmeti i 26 nëntorit vleresohet si një nga fatkeqsitë natyrore  më të mëdha që ka prekur vendin në 40  vitet e fundit, ndaj dhe pasojat e tij janë të konsiderueshme. Ministri fuqiplotë për menaxhimin e pasojave ndaj tërmetit Bledi Çuçi në një intervistë për Vizion Plus jep disa detaje lidhur me raportin ku vleresohet se 17 mijë perosona kanë mbetur pa shtëpi.

 

Ne kemi bërë verifkimet tona dhe na rezulton se janë prekur në total rreth 50 mijë obejekte, në këtë shifër përfshinë 100 % objektet e dëmtuara shumë, dhe 80 % janë përfshirë godinat me dëmtime të lehta. Ndërkohë vleresohet se 17 mijë persona janë shpërngulur nga banesat e tyre.-thotë Çuçi.

 

Por raporti evidenton edhe nivelin e familjeve të prekura, ku dominojnë ato me të ardhura të mesme ose të ulta, duke cënuar direkt nivelin e tyre të jetesës.

 

Jetesën e cënon cdo fatkeqesi  natyrore. Shumica e banesave që janë dëmtuar I përkasin ndërtimeve të vitit para ’93. Nga kjo e dhënë dalim në konkluzionin se janë prekur familje me të ardhura të mesme/të ulta që të cilat nuk kanë mundur të rindërtojnë një shtëpi më të mirë në këto 30 vitet e fundit.

 

I gjithë  dëmi I shkaktuar, tha Çuçi per Vizion Plus,  mund të rikuperohet për pese vitet e ardhme, ku në planin afatshkurtër parashikohet rikonstruksioni I banesave brenda 2020-s për familjet në zonat rurale.

 

Dëmet e llogarituara nga tërmeti arrijnë në afro 1 miliard  euro. Ky raport tashmë do u shpërndahet trupit diplomatik për ti paraprirë konferenëncë së donatorëve në 17 shkurt.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re