Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se ka komunikuar me kryeministrin Edi Rama, për situatën krijuar pas tërmetit tragjik që goditi vendin, ndërsa shtoi se BE është krah shqiptarëve.

Me një postim në Twitter, Ursula von der Leyen shkruan se ditën e mërkurë do të udhëtojë për në Shqipëri Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç, i cili do ta mbajë të informuar rreth situatës.

Postimi i plotë:

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Twitter:

“Sapo fola me kryeministrin shqiptar Edi Rama i cili më tregoi për situatën e vështirë pas tërmetit. Kam shumë respekt për qytetarët shqiptarë që kanë qëndruar të qetë pavarësisht rrethanave. Dua që ata të dinë që BE është përkrah tyre me dhembshuri dhe me veprim.

Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç do të udhëtojë në Shqipëri ditën e mërkurë. Unë i kam kërkuar të më mbajë të informuar rreth situates.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re