Thellohet tragjedia në vend dhe numri i viktimave vijon të rritet duke arritur në 13 persona, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin orët e para të mëngjesit të sotëm.

Qendra të ndryshme sociale, spitale në Tiranë, policia e Kosovës si dhe avionë emergjence janë nisur nga Italia dhe Greqia, Franca dhe Turqia në gatishmëri për të ndihmuar autoritetet për të trajtuar problemet e shkaktuara nga tërmeti.

Në qytetin e Prishtinës, tifozë të” Plisave” dhe pjesëtarë të ekipit të basketbollit “Sigal Prishtina” kanë ardhur në ndihmë të personave të dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm, që goditi Shqipërinë sot.

Pika grumbulluese për ndihma të shpejta janë vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”, me sloganin “Pray for Albania”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re