Skip to content

Tërmeti që “shkundi” Firencen shkakton dëme materiale në disa zona

101343067 0be64e9a 1afd 4caf b5d3 d46a71c06fef

Një tërmet me magnitudë 4.8 te shkallës riter tronditi Italinë fqinje në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

 

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz, por lëkundjet e forta shkaktuan panik tek qytetarët të cilët u dyndën në rrugë.

 

Epiqendra e tërmetit u shënua në një provincë të Firences në orën 5 e 10 të mëngjesit dhe u pasua nga të paktën 8 paslëkundje në orët në vijim.

 

Ndërkohë që kontrollet vijojnë, mbrojtja civile e Firences ka raportuar se pavarësisht telefonatave të shumta deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale.  Si pasojë autoritetet kanë evakuuar një shtëpi të moshuarish në Forli, struktura e të cilës mbeti e dëmtuar.

 

Kryebashkiaku i provincës ku ishte epiqendra e tërmetit njoftoi për mbylljen e shkollave si masë paraprake. Po ashtu edhe në Ravena u mbyllën shkollat fillore dhe gjimnazet deri sa të kryhen kontrollet e nevojshme për ndonjë rrezik të mundshëm.

 

Trenat e shpejtësisë së lartë të linjës Firence-Faenza, pjesërisht u pezulluan ndërsa në disa zona të tjera u devijuan ndërsa kryhen kontrolle për dëmtime në hekurudha.