Një tërmet i fuqishëm shkundi Shqipërinë ku pas lëkundjeve të njëpasnjëshme, ai i orës 03:55 të mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 ballë, rrëzoi pallate e shënoi dëme të shumta.
Kryeministri Rama ka njoftuar gatishmërinë e Kosoves e ndërkombëtarëve në ndihmë të Shqipërisë, ndërkohë që , presidenti Thaçi, Kryeministrat Conte e Mitzotakis kanë nisur avionët me skuadrat speciale.
Reagimi i Rames:
Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësiKryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale
Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë
Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë
Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënojaVazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur në pikat ku kushtet janë më të rënda