Kreministri Edi Rama do të takohet këtë të hënë me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

 

Takimin e konfirmoi vetë kreu I qeverisë në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë. Ai tha do t’i bashkohet mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga Presidenti.

 

“Mos vonohemi se kemi edhe një takim më pas me kërkesë të zotit Ilir Meta. Në 08:30 do të jemi në atë mbledhje”, tha Rama në mbledhjen e qeverisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re