Kryeministri Edi Rama I ka bërë thirrje popullit turk që të ndihmojë Shqipërinë në përballimin e situatës së vështirë pas tërmetit të 26 nëntorit.

 

Në konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë për investimet publike e private, të organizuar nga Presidenti Erdogan, Rama tha se Allahu do më shumë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe që ndihmojnë çdo kënd që është në vështirësi.

 

Kreu I qeverisë përsëriti qëndrimin e tij duke theksuar se ai nuk po ofron ringjallje por dritë në zemrat e njerëzve.

 

“Jam këtu para jush dhe po bëj thirrje për ndihmë. Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe kushdo ndihmon një njeri ë vështirësi, Allahu do ta lehtësojë nga vështirësia në ditën e ringjalljes.  Më lini të jem i qartë miqtë e mi, unë nuk ofroj ringjallje por po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Më lini t’ju kërkoj falje nëse përsëris veten por për të thënë të vërtetën mes kjo dritë pa tek Turqia një prej rrezeve të saj. Mes dhimbjes së papërshkruara për jetët e humbura dhe shkatërrimin që ka qene pothuajse apokaliptike në disa zona. Turqia e provoi edhe  njëherë që i përmbahet urtësisë së saj sepse nuk braktisi një mik e një vëlla në nevojë. Siç thotë edhe thënia e vjetër të ecësh me një mik në errësirë është më mirë se të ecësh i vetëm në errësirë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re