Tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë Righter i datës 26 nëntor ka shkaktuar shumë pasoja edhe në fshatin Hamallaj të Durrësit.

Në një nga banesat, dëmet janë të konsiderueshme. Zonja e shtëpisë thotë se jeton vetëm në banesë me 4 fëmijë, pasi burrin e ka në Itali.

“Siç e shikoni vetë, këtu shtëpia është bërë e pabanueshme. Unë jetoj me 4 fëmijët. Burrin e kam në Itali pa letra. Ka ikur për më mirë.

Jam vetëm me katër fëmijët vetëm. Kishim frikë të hyjmë në shtëpi. Shtëpisë i kanë bërë fotografi dhe nuk kanë vënë dorë. Vetë i kemi vënë dorë. Unë me katër kalamaj jam në rrugë të madhe. Fëmijët rrinë në makinë”, tha banorja.

Banorët në këtë fshat të Durrësit kërkojnë nga shteti që të inspektojë banesat e tyre dhe të vendosë dorë për t’i rregulluar ato.

/BW
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=nfuwdgFVYys]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re