TURQI

15 të vdekur dhe 300 persona të plagosur. Ky është bilanci i deritanishëm nga tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmjen e sotme pjesën Lindore të Turqisë. Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu pohoi se raportohet për 100 ndërtesa të shkatërruara në Elazig.

Sipas mediave turke 8 persona humbën jetën në Elazig dhe 6 të tjerë në Malatya. Pas tërmetit, i cili ndodhi në thellësinë 6,75 kilometra nga sipërfaqja e tokës, u raportuan 47 paslëkundje me madhësi që variojnë midis 2.7 dhe 5.4.

Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ në 8:55 p.m. (17:55 GMT) nga një thellësi prej 6.7 kilometra.

Foto1
Foto1

Menjëherë pas tërmetit fillestar, krahina u trondit më tej nga një seri pas goditjesh që shkonin midis magnitudave 5.4 në 3.3.
Sipas raporteve fillestare, tërmeti u ndje në provinca deri në Adananë jugore dhe Samsunin verior, së bashku me Sirinë veriore dhe Irakun.

Pjesa Lindore e Turqisë në një situatë të rëndë pas tërmetit të fuqishëm mbrëmjen e sotme. Në Twitter janë shpërndarë video të ndryshme që tregojnë pallate të shembura dhe forcat e shpëtimit dhe emergjencave në vend duke ndërhyrë. Njerëz të tjerë nëpër rrugë që kërkojnë të afërmit e tyre, ndërsa vijojnë operacionet e evakuimit. Në këtë pjesë të Turqisë temperaturat shkojnë në disa gradë nën zero. Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum dhe Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca u zhvendosën në rajon për shkak të tërmetit. Ndërkohë, operatorët e telefonave celularë Turkcell, Vodafone dhe Türk Telekom njoftuan se lejuan internet dhe telefonata falas për qytetarët që jetojnë në rajon e prekur nga tërmeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re