Gjashtë banesa ne fshatin Rraze të malësisë së Krujes janë shkatërruar nga tërmeti. Ndërkohë, disas të tjera jane me dëme të pjesshme.

Abcneës.al mëson se banorët kalojnë netët në kasollet e bagëtive, ndërsa nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga bashkia dhe institucionet.

Banoret e prekur nga termeti apelojnë për ndihme, ata kërkojnë që institucionet të kthejne sytë nga ta dhe nga zonat e varfra të malësisë së Krujës, të cilët jetojnë në kushte të mjerueshme.

Kujtomë se tërmeti i fortë i 26 nëntotit shëni tragjedinë më të madhe në vedn në dekadat e fundit, ku 51 persona mbetën të vdekur, ndërsa mijëra banesa janë shembur.

Zonat më të prekura janë Durrësi, Thumana, Laçi, por edhe rrethinat.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Z8vgxTfg5LU?feature=oembed&w=660&h=371]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re