Situata pas tërmetit shkatërrues në Turqi vijon të mbetet kritike. Ambasadori shqiptar në Stamboll, Kastriot Robo foli për Vizion Plus në lidhje me situatën.

Ai bëri me dije se në shtetin turk është shpallur niveli i katër i emergjencës i cili përkon edhe me kërkesë për ndihmë nga ndërkombëtarët.

“Situata është tejet kritike pasi tërmeti ka qenë shumë i fortë dhe ka pasur disa goditje në vijim. Masat e marra nga strukturat dhe qeveria turke janë ekstremisht pozitive në mbështetje të të dëmtuarve. Po vijon  masivisht puna nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Ka pasur një mbështetje ndërkombëtare të gjerë pasi vetë Turqia shpalli nivelin e katërt të emergjencës i cili kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët. Sipas të dhënave të fundit, përveç mbështetjes nga NATO dhe BE, 62 grupe nga 50 vende të tjera po asistojnë në ekipet e kërkim shpëtitmit.

 

Robo bëri me dije se ekipi shqiptar I kërkim-shpëtimit që është nisur nga Shqipëria do të vendoset në qytetin e Adanas.

 

“Tashmë ekipet e kërkim shpëtimit nga Shqipëria janë nisur dhe do të mbërrijnë në Stamboll për tu dërguar më pas në zonën e Adanasë. Sapo të mbërrijnë në Stamboll ata do të vendosin kontakte me përfaqësueësit e ‘AFAD’,  shoqata turke për emergjencat, e do të bëhet menjëherë vendosja e tyre në zonën e prekur nga tërmeti në Adana.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re