Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë në orën 02:00 të mëngjesit të kësaj të hëne ka shkaktuar mbi 600 viktima dhe 3 mijë të plagosur.

 

Magnituda e tërmetit ka qenë 7.9 ballë.

 

Me 7.4 ballë Turqia u godit nga tërmeti i rëndë edhe në vitin 1999.

 

Në atë kohë, epiqenra ka qenë në Marmara, ku bilanci që la pas ishte më tragjiku është regjistruar në Turqi.

 

Dridhja masive në atë kohë, zgjati 45 sekondash me magnitudë 7.4 dhe ndodhi në orën 3.02 të mëngjesit sipas kohës lokale. Nga tërmeti të prekura mbetën provincat Stamboll, Kocaeli, Sakarya dhe Yalova.

 

Si pasojë e tërmetit, u prekën rreth 16 milionë njerëz, prej të cilëve rreth 17 mijë persona mbetën të vdekur dhe 45 mijë të tjerë u plagosën si dhe mbetën rreth 200 mijë të pastrehë. Gjithsej 66.441 shtëpi dhe 10.901 vende të punës u rrënuan, ndërsa u dëmtuan 285.111 shtëpi dhe 42.902 vende të punës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re