Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për gjithë familjarët që humbën njerëzit e dashur nga tërmeti shkatërrues që goditi dje Turqinë.

Me një shënim në Facebook, Meta shkruan se “Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik”.

“Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë”- shkruan Meta, duke shprehur ngushëllime për popullin turk dhe Presidentin Erdogan.

Postimi i Metës:

Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik.

Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh.

Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re