Të paktën 1,498 vdekje janë raportuar deri më tani në Turqi, dhe 810 të tjera në Siri si pasojë e tërmetit shkatërrues që tronditit të dy vendet gjatë natës së kaluar.

 

 

Edhe numri i personave të lënduar ka shkuar në mijëra ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit vazhdojnë punën.

 

 

Dëmet materiale gjithashtu janë shumë të mëdha. Turqia ka njoftuar paraprakisht mbylljen e shkollave deri më 13 shkurt.

 

 

Ky është tërmeti më i fuqishëm që ka tronditur Turqinë pas atij të vitit 1939.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re